Secondary Adv

Dritat zbukuruese me wireless per pemen e krishtlindjeve

Share on Google+

Dritat zbukuruese të pemës së Krishtlindjeve janë magjike në mënyrën e tyre, por kur vjen puna per ti sistemuar e ti ndezësh, vërtet nuk di si t’ia bësh sepse shtëpia do të jetë e mbushur kudo me kabuj e priza adaptuese. Së fundmi kompania Aura prezanton një zgjidhje ideale për të sjellë dritat perfekte me wireless për zbukurimin e pemës së Krishtlindjeve.

 


Sistemi punon me anë të një unaze energjie që vendoset në pjesën e poshtme të pemës. Për ato pemë që janë 5 meta ose 10 metra të gjata, rrethi mund të vendoset edhe në mes. Rrethi është i mbyllur dhe ka një prizë nga e cila merr energjinë elektrike, më pas dritat zbukuruese Led ndizen kur janë brenda unazës me fushë energjie.


Sipas dizenjuesve të Aura-s "Janë marrë masa mbrojtëse për sistemin dhe teknologjia është mjaft e avancuar, vendosni unazën e energjisë Aura rreth e qark pemës, e vini atë në prizë dhe më pas vetëm klikoni receptorin e telefonit dhe dritat do të ndizen.


Fuqia nuk është e vetmja pjesë wireless e sistemit të hartuar nga Aura. Fuqia e unazës mund të jetë e lidhur përmes Wi-Fi-it për të lejuar që ju të kontrolloni dritat nëpërmjet një aplikacioni për përdoruesit e smartphone-it qoftë ky me sistem operimi iOS apo Android.

Sistemi Aura është mjaft i lehtë e i përshtatshëm për të dekoruar pemën e Krishtlindjeve, nuk ka tela të bezdisshëm, gjithashtu redukton rrezikun e ndonjë zjarri. E gjitha kjo është për shkak të faktit se nuk ka tela dhe llambat zbukuruese nuk ngrohen. Në dritat e zakonshme të Krishtlindjeve të gjitha llambat e vogla janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse ndonjëra digjet ju u duhej më patjetër ti zëvëndësonit.

 


Ndërkohë që llambat në sistemin Aura veprojë në mënyrë të pavarur dhe nëse ndodh që ndonjëra të digjet, të tjerat vazhdojnë ende punë. Dritat Aura janë të përshtatshmë për tensione të ndryshme të energjisë si në Evropë po ashtu edhe në SHBA.
Për momentin dritat zbukuruese janë vetëm në pesë ngjyra si: portokalli, të kuqe, blu, jeshile dhe trasparente. Gjithashtu ato ofrohen edhe në tre lloje materialesh të ndryshme xhami. Rrethi që dërgon fuqi tek dritat është në dispozicion në madhësite 42 inç dhe 30 inç, kështu që janë të përshtatshme për pemë të madhësive të ndryshme.

 


Nëse keni dëshirë që atmosfera e festave të ndjehet edhe më shumë në shtëpinë e tuaj, dritat zbukuruese Aura janë në dizpozicion në faqen Kickstarter dhe fushata vazhdon deri janar.
Ju mund të mbështesni projektin dhe të bleni sistemin Aura (rrethin e energjisë së bashku me kutinë me 12 drita) për vetëm 65 dollarë. Nëse cdo gjë shkon sikurse është planifikuar, dërgesat do të fillojnë në tetor të 2015-ës.


Më të lexuarat